Koncesionet ndërpresin mbledhjen, Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvillohet me debate e pakënaqësi

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 12:03 | Ekonomi
Koncesionet ndërpresin mbledhjen, Komisioni për Ekonominë dhe

Mënyra se si qeveria planifikon të shpenzojë paratë gjatë vitit 2022 prodhoi debate dhe pakënaqësi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të zhvilluar të mërkurën. Kontratat koncesionare, kryesisht në shëndetësi u kthyen në “mollë sherri” mes anëtarëve të opozitës dhe qeverisë. 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, iu përgjigj pretendimeve të demokratëve me një përgjigje jo ezuruese që nuk i kënaqi aspak këta të fundit.

Me gjithë tonet e larta, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri një ekspoze të mënyrës se si do të shpenzohen 637.6 miliardë lekët e parashikuara, të cilat përbëjnë 34.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në seancat e ardhshme të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, diskutimet do të përqendrohen në deficitin buxhetor dhe mekanizmat për të mbajtur në kontroll borxhin publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos