Konferenca e Bankës së Shqipërisë, diskutohet ngadalësimi i ekonomisë së vendit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2019, 20:34 | Ekonomi
Konferenca e Bankës së Shqipërisë, diskutohet

Problemet dhe sfidat e ekonomisë shqiptare, në një kohë kur ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm, janë diskutuar në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës.

Drejtuesit e mazhorancës ia kanë faturuar rënien e ekonomisë situatës në sektorin energjetik, duke hedhur poshtë ndikimin e ngadalësimit të reformave, vënë në dukje pak ditë më parë nga Banka Botërore. 

“Në sektorin energjitik i dedikohemi energjisë së motit. Reforma në Drejtësi është e patjetërsueshme”, tha Arben Ahmetaj, kryetar i Komisionit të Ekonomisë. 

Ndërsa Presidenti Ilir Meta u ndal tek kreditimi i dobët, që, sipas tij, është rrjedhojë e korrupsionit dhe një sistemi të dobët gjyqësor: “Bankat kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi. Ato japin kredi një përqindje shumë të ulët nga depozitat që disponojnë. Një nga arsyet lidhet me dobësitë në sundimin e ligjit”.

Konferenca u fokusua edhe tek luhatjet e vazhdueshme me të cilat po përballet industria bankare, si pasojë e elementeve të ristrukturimit të bankave, ndryshimeve teknologjike, zhvillimeve rregullatore dhe kontekstit të politikës monetare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos