Koronavirusi në Shqipëri, 1 i vdekur dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 17:01 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 1 i vdekur dhe 55 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 2807 testime nga të cilat 21 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë edhe një person i prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 55 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Maj 2021)

Raste të reja ditore        21

Të shëruar në 24 orë      55

Të shtruar në spitale      41

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,807

Testime totale            712,271

Raste pozitive             132,285

Raste të shëruara        129,097

Raste Aktive                  740

Humbje jete                  2,448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         343

Korçë            91

Shkodër       82

Vlorë             40

Elbasan        36

Berat             41

Lezhë           31

Gjirokastër   27

Fier               18

Kukës           11

Durrës          16

Dibër          4 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos