Plani amerikan: qindra avionë mallrash do të kthehen në bombardues

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 11:41 | Bota

Forcat Ajrore Amerikane kanë mbyllur me sukses një program eksperimental që do të kthejë shumë shpejt avionët e mallrave në avionë bombardues, duke rritur kështu kapacitetin ushtarak në rast se shpërthen lufta.

Sistemi i ri do të lejojë që avionët C-17 Globemaster III dhe C-130 Hercules të bëhen makineri vdekjeprurëse.

Pas dy vitesh eksperimente, Forcat Ajrore testuan me sukses predhën e parë me parashutë, të hedhur nga një avion transporti mallrash. Predha “ndjen” kur është mjaftueshëm larg nga avioni dhe aktivizohet duke u lëshuar drejt objektivit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos