Konflikti me Rusinë, presidenti ukrainas thirrje qytetarëve: Mos u frikësoni!

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 14:10 | Bota
Konflikti me Rusinë, presidenti ukrainas thirrje qytetarëve: Mos u

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje qytetarëve që të mos frikësohen mes raportimeve të mediave lidhur me një konflikt ushtarak me Rusinë. Gjithashtu, u kërkoi partnerëve që të jenë më specifik në reagimin e tyre në rast të një lufte.

“Mos e ndihmoni armikun duke nxitur tensionet. Duke përsëritur çdo ditë se lufta do të fillojë nuk ndihmon në parandalimin e saj. Ne dëshirojmë që partnerët tanë të jenë më aktivë, jo vetëm verbalisht. Jo vetëm informacioni se çfarë Rusia mund të bëjë është esencial. Por është më shumë e rëndësishme se çfarë do të bëjë bota, jo vetëm teorikisht se ata do të paguajnë shtrenjtë”, por duke njoftuar sanksione dhe masa specifike, të cilat bota është gati t’i vendosë… Ne jemi në dijeni të kërcënimit të mundshëm të luftës dhe jemi gati për të, por ne po bëjmë më të mirën në mënyrë që parapërgatitjet tona të mos nevojiten. Po bëjmë më të mirën për të gjetur një zgjidhje diplomatike. Ne dëshirojmë më të mirën për paqen në Ukrainës. Ajo që ju duhet të bëni është vetëm një: mos u frikësoni!”.

https://a2news.com/2022/01/20/biden-beson-se-rusia-do-te-futet-ne-ukraine-kievi-i-dha-driten-jeshile-putinit/

Në një konferencë për mediat, presidenti amerikan Joe Biden alarmoi të gjithë duke thënë se Rusia “do të futet” në Ukrainë, dhe pranoi se mes anëtarëve të NATO-s nuk kishte dakordësi për mënyrën sesi do të kundërpërgjigjeshin për këtë. “Nëse bëhet fjalë për inkursione të vogla, do të përfundojmë duke i zënë për çfarë do të bëjmë apo jo”, tha Biden në një konferencë për mediat. “Por nëse bëjnë atë që ne besojmë se janë të aftë ta bëjnë, do të jetë një shkatërrimtare për Rusinë”. Një zyrtar ukrainas tha për CNN: “Kjo deklaratë praktikisht i jep dritën jeshile Putinit që të futet sipas dëshirës në Ukrainë”.

https://a2news.com/2022/01/20/kremlini-reagon-pas-deklaratave-te-biden-rrezikojne-te-destabilizojne-me-tej-situaten/

Për deklaratat reagoi edhe Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se rrezikojnë ta destabilizojnë dhe më tej situatën. “Ata mund të krijojnë shpresa false në kokat e nxehta të disa prej lidershipit të Ukrainës, të cilët në mënyrë të fshehtë mund të nisin sërish një luftë civile brenda vendit të tyre”, u shpreh ai. I pyetur për kërcënimet e Biden, Peskov tha se Rusia ka marrë paralajmërime të tilla për të paktën një muaj. Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se bisedime të mëtejshme telefonike mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Joe Biden, do të jenë të mundura sapo Shtetet e Bashkuara dhe NATO të dërgojnë një përgjigje me shkrim për listën e Rusisë me kërkesa për garanci për sigurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos