All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Konflikti Rusi-Ukrainë, Erdogan shpreson në një zgjidhje diplomatike

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 07:45 | Bota
Konflikti Rusi-Ukrainë, Erdogan shpreson në një zgjidhje
All - Paragraf - 1

Në Samitin e 38-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që u mbajt në Stamboll, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, iu rikthye edhe njëherë çështjes së Ukrainës.

Lideri turk u shpreh optimist se janë të gjitha mundësitë që ende të arrihet një zgjidhje diplomatike mes dy vendeve, për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që zgjat prej muajit shkurt.

All - Paragraf - 3

Këtë optimizëm, Erdogan e bazon te marrëveshjet e arritura gjatë kësaj kohe mes Rusisë dhe Ukrainës për hapjen e korridorit të grurit përmes Malit të Zi dhe shkëmbimit të robërve të luftës.

“Që nga dita e parë, ne kemi punuar për të ndalur luftën Rusi-Ukrainë dhe për të ndalur gjakderdhjen. Duke përfituar nga miqësia jonë e ngushtë me të dy liderët, ne afruam autoritetet ruse dhe ukrainase në vendin tonë për arsye të ndryshme. Hapja e korridorit të grurit përmes Detit të Zi dhe shkëmbimi i të burgosurve tregoi se një zgjidhje diplomatike është e mundur”, tha Erdogan. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos