
Përfaqësuesja demokrate e Pensilvanisë, Madeleine Dean, iu bashkua thirrjeve për heqjen e presidentit Trump, nga detyra me anë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës.
"Unë me siguri shpresoj se është e mundur", tha ligjvënësja e Pensilvanisë, duke folur në CNN.
“Unë mendoj se ky president e ka provuar veten ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti që është i paqëndrueshëm dhe i papërshtatshëm”.
"Në këto ditë në rënie të kësaj presidence të turpshme, shpresoj se do të jemi në gjendje të kërkojmë amendamentin e 25-të", vazhdoi ajo.
“Nëse jo tani, kur do ta bëjë?", pyeti Dean. (A2 Televizion)