Konsullata e Shqipërisë në Selanik reagon për fluksin në Kapshticë: Udhëtoni pasdite

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 22:01 | Aktualitet
Konsullata e Shqipërisë në Selanik reagon për fluksin

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik Arqile Sota ka vizituar gjatë së premtes pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, pas raportimeve për fluks në hyrje për në Greqi në dy ditët e fundit.

Në njoftimin e kësaj konsullate shkruhet se Sota u takua me autoritetet greke dhe shqiptare të kufirit si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit të Korçës dhe se u vu re se fluksi në pikën kufitare të Kapshticës krijohet vetëm në orët e paradites.

Për këtë arsye Konsullata Shqiptare në Selanik iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin në konsideratë dhe të vlerësojnë kthimin në Greqi edhe në oraret e pasdites për të mos krijuar radhë dhe për të mos pritur gjatë  për të kaluar kufirin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos