Kontrabandë rrobash të përdorura, aksioni i SPAK në Vlorë, qytetarët në burg, doganierët në arrati

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 14:27 | Aktualitet
Kontrabandë rrobash të përdorura, aksioni i SPAK në

Dyshimet e SPAK për korrupsion në portin e Vlorës, u finalizuan pasditen e së premtes me shpalljen në kërkim të dy doganierëve, që i shpëtuan arrestit dhe vënien në pranga të dy qytetarëve të akuzuar për kontrabandë rrobash të përdorura.

Biznesmeni i arrestuar Arian Kasëmi dhe nipin i tij Skënder Kasëmi dolën këtë të diel para gjykatës së Posaçme, që vendosi lënien e tyre në “arrest në burg” për akuzën e “kontrabandës” dhe “korrupsionit”.  

Për avokatin Doja, investimi i Gjykatës së Posaçme për këtë çështje është i tepruar.

SPAK ka dyshime se operacioni “PORT” është dekonspiruara, pasi doganierët Aurel Nebiu dhe Mustafa Meccaj mundën t’i shmangen prangave, ndonëse ndaj tyre ishin lëshuar fletë arreste nga Gjykata e Posaçme.

Sipas SPAK, Nebiu e Meçaj merrnin ryshfet në këmbim të lejimit të kalimit të mallrave pa paguar tarifat doganore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos