Pashkët katolike, pas dy vitesh besimtarët ndjekin meshën në kishë

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 14:20 | Aktualitet
Pashkët katolike, pas dy vitesh besimtarët ndjekin meshën në

Besimtarët katolikë kremtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit. Pas dy vitesh të vështirë nga pandemia e koronavirusit dhe masave anti-covid, sivjet besimtarët kanë ndjekur në kisha meshën e shenjtë të Pashkëve.

Të shumtë kanë qenë besimtarët edhe në kryeqytet, të cilët kanë ndjekur meshën në Katedralen e Shën Palit, në vigjilje të Pashkëve.

Mesha është drejtuar nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj. Ai foli për vështirësitë që kemi ndeshur vitet e fundit, ndërsa bëri thirrje për më shumë dashuri në këto ditë të vështira.

Festa më e madhe e besimtarëve katolikë është uruar dhe nga krerë të shtetit, qeverisë dhe politikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos