Kontributi në prodhimin e pajisjeve për ventilatorë

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 21:10 | Aktualitet

Shqiptarët nuk kanë ngurruar të tregojnë solidaritet në kohë të vështira. Prej javëve të para kur Shqipëria e mori të konfirmuar lajmin se pacientët e parë me Covid-19 i kishte të prekur e hospitalizuar fillimisht në Tiranë, të gjithë menduan për skenarët më tragjikë, duke pasur frikë të mendohet për kapacitetet spitalore për t’ia dalë kësaj beteje, që në fakt, asnjë sistem shëndetësor në botë nuk po e provon se është krejtësisht i gatshëm për të përballuar flukse si këto. Por, në mos u shëroftë, plaga fillimisht zbutet e kurohet. Dy laborantë dentarë, të bindur për këtë vështirësi me të cilën do të përballeshim, mësuan se përmes një printeri 3D dhe vullnetit të mirë, mund të prodhonin pjesë për ventilatorë, të cilat do të dyfishonin mundësitë për t’i trajtuar pacientët e prekur me Covid-19, që do të kenë nevojë për frymëmarrje të drejtuar. Ideja nisi të zhvillohej menjëherë pas thirrjes së dëshpëruar të mjekësisë italiane, që vuante mungesën e pajisjeve të ventilimit dhe duhej të zgjidhnin mes jetëve kë të shpëtonin e djemtë tanë e përshtatën për Shqipërinë dhe ne tashmë kemi lajmin se prodhimet e para janë finalizuar dhe prova ka rezultuar e suksesshme. Në tentativat e para për të komunikuar me Besar Laliken dhe Eldian Çepelen, ata thanë se qëllimi i kësaj nisme nuk ishte fama e tyre, se nuk kishin nevojë për mediat, por vendosën të shfaqen në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos