E ndërkohë edhe Gjermania ka shprehur alarmin e saj se Rusia përbën një kërcënim real lufte. Këtë herë është
Shefi i inteligjencës gjermane i cili ka bërë me dije se vendi i tij rrezikon të hyjë në një “konflikt të dhunshëm” me Rusinë për shkak të qëndrimit gjithnjë e më agresiv të Moskës kundër kombeve evropiane.
Martin Jaeger, i cili është kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, tha se tentativa për sulm në aeroportin e Leipzigut në gusht ishte një shembull se si tensionet kishin marrë një "dimension më të rrezikshëm".
Jaeger tha se, “Përballja me Rusinë ka marrë një dimension të ri dhe më të rrezikshëm. Gjermania është në rrezik të përfshihet në një konflikt të dhunshëm me Rusinë - sulmi i tentuar në Leipzig është vetëm një shembull", tha ai. (A2 Televizion)