Kontrollet e sigurisë, inxhinieri zviceran flet për A2

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2019, 16:00 | Aktualitet
Kontrollet e sigurisë, inxhinieri zviceran flet për A2

Në Krujë ka nisur procesi i vlerësimit të sigurisë së banesave pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në një intervistë për A2, një prej inxhinierëve të ardhur nga Zvicra tregon si bëhet vlerësimi i banesave dhe cilat konsiderohen të pabanueshme. 

“Detyra jonë është të verifikojmë nëse ndërtesa e ka strukturën po aq të qëndrueshme sa në momentin që është ndërtuar. Vlerësohet dëmi dhe më pas konfirmohet nëse mban apo jo goditje të tjera. Gjëja e parë që bëjmë është që kontrollojmë përqark nga pjesa e jashtme, për të parë nga pranë ku mund të ketë dëmtime. Më pas, vlerësojmë nëse është e sigurt që të futemi në brendësi. Në momentin që ka siguri, futemi dhe kryesisht kontrollohen kati i parë dhe bodrumet. Nëse ato kanë dëme, ka një procedure, në të kundërt mund të ngjitemi dhe në katet e mësipërme. Ka disa zona që nuk i përballojnë goditjet dhe ngarkesën, por ka dhe pjesë të tjera të cilat e durojnë, ndaj duhen vëzhguar vazhdimisht. Ndikon shumë situata gjeologjike, mënyra se si ndërtesa është ndërtuar dhe sa i fortë tërmeti është. Prandaj, ndodh që të ketë dy ndërtesa ngjitur, një totalisht e shkatërruar dhe tjetra e paprekur. Duhet t’i vlerësojmë të gjitha ndërtimet një nga një”, tha inxhinieri i huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos