Korçë, shumica e aksidentet rrugore ndodhin pranë ‘’njollave të zeza’’

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 13:04 | Aktualitet

Ai i Korçës renditet ndër qarqet problematike sa i takon numrit të aksidenteve rrugore si dhe pasojave të ardhura prej tyre, veçanërisht në humbjet e jetëve njerëzore. Gjatë 10-mujorit të këtij viti në këtë qark janë regjistruar 49 aksidente rrugore, nga të cilat janë shkaktuar 8 persona të vrarë dhe 54 të tjerë të plagosur. Shumica e këtyre aksidenteve kanë ndodhur në ato që njihen si njolla të zeza, të cilat vijojnë të jenë burim aksidentesh të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos