Korçë, ulet cilësia dhe rriten çmimet e perimeve

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 10:32 | Sociale
Korçë, ulet cilësia dhe rriten çmimet e perimeve

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti, si dhe temperaturat shumë të larta kanë dëmtuar prodhimet e fermerëve në zonën e fushës së Korçës.

Sipas tyre, mungesa e sistemit të mirëfilltë vaditës dhe thatësira nga ana tjetër ka bërë që prodhimi këtë vit të jetë në sasi të pakta dhe me cilësi më të dobët.

Ndërsa subvencionet nga shteti kanë qenë thuajse të papërfillshme.

Efekti zinxhir ka nisur të reflektohet në çmimin e këtyre produkteve që, siç thonë edhe fermerët, janë shitur me çmime më të larta, çka më pas reflektohet edhe te çmimi për konsumatorin.

Por, për fermerët, fenomeni më i rrezikshëm për të cilin duhet të ndërhyjë shteti është abuzimi me çmimet nga tregtarët që u blejnë prodhimin, të cilët e shesin me disa fish më shtrenjtë te konsumatori, i cili në jo pak raste ankohet për çmimet e larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos