Koreja e Veriut feston me këngë e valle 76-vjetorin e Partisë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 13:18 | Bota
Koreja e Veriut feston me këngë e valle 76-vjetorin e Partisë

Me kërcime dhe fishekzjarrë. Kështu e shënuan koreano-veriorët, 76-vjetorin e Partisë së Punëtorëve në pushtet.

Në një video të shfaqur nga agjencia e lajmeve KCNA, banorët e shtetit komunist u panë teksa vendosnin lule para statujave të themeluesit të kombit Kim Il Sung  dhe ish-liderit Kim Jong Il, në kodrën Mansu në Penian.

Pamjet tregojnë gjithashtu të rinj që kërcejnë në një gala, ndërsa fishekzjarrët ndriçojnë qiellin. Në imazhet e shpërndara nga mediat shtetërore, lideri koreano-verior Kim Jong Un, shfaqet teksa u drejtohet disa zyrtarëve me veshje të errëta në një dhomë ku nuk respektoheshin masat anti-Covid. Vendi nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit po ka ndërmarrë kufizime strike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos