
Një inxhinier bërthamor dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u akuzuan se janë përpjekur vazhdimisht për të kaluar sekrete në lidhje me nëndetëset bërthamore amerikane në një vend të huaj, por që vendi nuk është përcaktuar.
Lajmi bëhet i ditur nga Washington Post, citojnë mediat italiane, sipas të cilave, bëhet fjalë për Jonathan Toebbe dhe gruan e tij Diana.
Plani i spiunazhit u zbulua nga FBI, agjentët e të cilit më pas kaluan si spiunë nga ai vend, duke krijuar një kurth për çiftin, i cili la informacionin në një paketë me një kartë digjitale, të mbështjellë me plastikë, të fshehur mes dy fetave bukë në një gjysmë sanduiç me gjalpë kikiriku. (A2 Televizion)