Koronavirus në Shqipëri? Merret nga kafshët, OBSH kërkon rritjen e masave

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 19:07 | Aktualitet

Virusi i ri që po merr jetë njerëzish e po përhapet me shpejtësi në Kinë, nuk e ka prekur Shqipërinë. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se nuk kemi raste me koronavirus, një sëmundje që fillimisht ngjan me gripin, por shkakton komplikacione, deri në humbje jete. Mjekët thonë se është i ngjashëm me sëmundjen e SARS-it, ku burim infektimit janë kafshët. Për personat që udhëtojnë nga Kina drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, infeksionistët rekomandojnë kujdes të shtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos