Koronavirusi, 20 raste pozitive në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 17:34 | Aktualitet
Koronavirusi, 20 raste pozitive në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë regjistruar 20 raste pozitive për koronavirusin. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 429 testime të kryera, të infektuar rezultuan 11 qytetarë në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë Durrës, Sarandë.

Humbje jete në 24 orët e fundit nuk ka pasur ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 216.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient ndërsa numri i të shëruaëve për sot është 6 duke e çuar totalin në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    155

Fier                           20

Vlorë                         15

Berat.                        7

Durrës.                      7

Shkodër                 4

Gjirokastër.              3

Korçë.                       2

Lezhë.                       3

Elbasan.                  1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos