Koronavirusi, avion rus me ndihma mjekësore niset drejt SHBA

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 19:58 | Bota
Koronavirusi, avion rus me ndihma mjekësore niset drejt SHBA

Një aeroplan ushtarak rus me një ngarkesë të madhe pajisjesh mjekësore dhe maska është nisur drejt SHBA për të ndihmuar në situatën e krijuar nga koronavirusi.

Kjo ndihmë ka ardhur pas një bisede telefonike mes dy liderëve Presidentit Vladimir Putin dhe homologut amerikan Donald Trump. Liderët kanë diskutuar mbi gjetjen e një mënyre sa më të mirë për t’ju kundërpërgjigjur virusit.

Aeroplani u nis nga një bazë ajrore e pozicionuar jashtë qytetit të Moskës dhe operacioni u organizua nga Ministria e Mbrojtjes ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit citoi në një deklarëtë të dhënë për agjencinë e lajmeve Interfax "Presidenti Trump e pranoi ndihmën humanitare me shumë mirënjohje". Edhe kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh shumë entuziast lidhur me ndihmën e Rusisë.

Zyrtarët amerikanë pohojnë se aeroplani mban një ngarkesë prej 60 tonësh ventilatorë, maska, resipatorë dhe pajisje të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos