
Pasi ia doli të tejkalonte emergjencën me koronavirusin, Kina kërkon të ndihmojë dhe Italinë në këtë drejtim.
Një ekip me 9 infermierë dhe mjekë zbarkoi në Itali me 30 ton pajisje mjekësorë, me anë të një fluturimi direkt nga Shangai për në Romë. Në këtë pako ndihme, përfshihen pajisje respiratore si dhe maska, për të cilat Italia ka tepër nevojë, pasi ka mangësi të theksuara.
“Në këto momente stresi dhe vështirësie të madhe, na lehtëson kjo mbërritje pajisjesh. Vërtetë do të na ndihmojnë përkohësisht, por mbetet një ndihmë e rëndësishme”, tha kreu o Kryqit të Kuq Italian, Francesco Rocca.
Epiqendra e emergjencën me koronavirusin është zhvendosur në Evropë, ku Italia mbetet vendi më i prekur. (A2 Televizion)