Koronavirusi, epidemia që po frikëson botën. Shqipëria në gatishmëri

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 19:47 | Aktualitet

Kur krismat e para të koronavirusit u dëgjuan në Kinën e largët, e gjithë bota e pa me një indiferentizëm si çdo virozë stinore që lë gjurmë për disa javë dhe më pas zhduket në heshtje. Por, vrulli me të cilën përparoi kjo sëmundje dhe numri i madh i vdekjeve, veçanërisht gjatë muajit të fundit, bënë që të krijohet ankth dhe frikë në të gjithë botën. Sot, edhe shtetet më të fuqishme të botës janë në gjendje alarmi, shumë të tjera kanë marrë ose paralajmëruar masa drastike izolimi. Frika ka mbërritur edhe në derën tonë, teksa në Italinë fqinj numri i të prekurve dhe të vdekurve po rritet orë pas ore. Por, cila është situata në vendin tonë? Çfarë masash janë marrë dhe si mund të ruhemi nga ky virus? Cilat janë moshat dhe kategoritë më të rrezikuara? Gazetarja Ornela Joti i jep përgjigje këtyre pyetjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos