Koronavirusi/ FIFA i vjen në ndihmë federatave të futbollit. Zbulohet shuma që do të përfitojë FSHF-ja

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 21:49 | Futboll
Koronavirusi/ FIFA i vjen në ndihmë federatave të futbollit.

FIFA ka nisur “planin Marshall” për të ndihmuar federatat e futbollit në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Në ditët e ardhshme, do të shpërndahen 150 milionë dollarë për 211 federata.

“Është detyrë e FIFA-s për të mbështetur ata që kanë nevojë urgjente. Do të nisim duke i dhënë ndihmë të menjëhershme federatave tona, shumë prej të cilave po kalojnë vështirësi serioze financiare. Ky është hapi i parë i një plani të gjerë që do të zhvillojmë për t’iu përgjigjur emergjencës që ka përfshirë të gjithë komunitetin futbollistik”, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në ditët e ardhshme do të shpërndahen 500 000 dollarë për secilën nga federatat, ku përfshihet edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos