Koronavirusi fut në krizë bujqësinë, fermerët: Shteti të na ndihmojë, po falimentojmë

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 13:04 | Aktualitet
Koronavirusi fut në krizë bujqësinë, fermerët: Shteti

Një nga sektorët që po ndien efektet e izolimit për shkak të përhapjes së koronavirusit është sektori i bujqësisë. Fermerët shprehen se rënia e konsumit vendas si dhe ulja e ndjeshme e kërkesës nga vendet e rajonit të cilat gjithashtu janë në izolim, ka sjellë rënie të çmimit dhe po e çon bujqësinë drejt një kolapsi.

Sasi të konsiderueshme prodhimesh bujqësore nuk po shiten. Për këtë arsye, fermerët bëjë apel që, nëse situata e izolimit do të vazhdojë më gjatë, shteti duhet të ndihmojë sektorin e bujqësisë, pasi fermerët nuk kanë më mundësi të mbjellin, duke qenë se kostoja e punimeve nuk mbulohet nga çmimet e shitjeve.

Sipas fermerëve, shteti duhet të paktën të ndërhyjë në mënyrë që fermerët të mos detyrohen ta hedhin prodhimin e tyre dhe të sigurojë vazhdimin e punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos