Koronavirusi i merr jetën 16-vjeçarit pa sëmundje bashkëshoqëruese

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 22:07 | Bota
Koronavirusi i merr jetën 16-vjeçarit pa sëmundje

Një adoleshent pa asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese ka humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

I mituri është i dytë në Mbretërinë e Bashkuar që ndërron jetë nga Covid-19 edhe pse nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër, në dy ditët e fundit.

Këto ngjarje kaq të rënda vijnë në një kohë kur vala e viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe ka filluar të ulet ndjeshëm.

Testimet e vaksinave te fëmijët nga mosha 5 vjeç pritet të nisin brenda disa javësh për t’i hapur rrugë në të ardhmen një programi imunizimi për të miturit.

Kompania Pfizer do të nisë testimet te fëmijët nga 5-11 vjeç ndërsa AstraZeneca do të fokusohet te moshat 7-17 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos