Koronavirusi i merr jetën aktorit Koço Devole

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 08:39 | Aktualitet
Koronavirusi i merr jetën aktorit Koço Devole

Ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së koronavirusit aktori i njohur i humorit, Koço Devole.

75 vjeçari Devole ndodhej prej disa ditësh në spital për shkak të virusit vdekjeprurës, por gjendja e tij u përkeqësua. Mësohet se aktori i njohur vuante dhe nga sëmundja e leuçemisë.

Koço Devole konsiderohet një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.

Ai njihet për rolet e tij në telefilmat humoristik “Çanta e zezë”, “Gjuetia e fundit”, “Çanta me një million”, “Pushime në Romë” etj. Prej disa vitesh ai punonte në emisionin satiri “Fiks Fare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos