Shitblerja e ndeshjeve në Greqi, Olimpiakos rrezikon përjashtimin

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 15:32 | Futboll
Shitblerja e ndeshjeve në Greqi, Olimpiakos rrezikon përjashtimin

“Tërmet” në futbollin grek. Një nga skuadrat legjendare në vendin fqinj, Olimpiakos, rrezikon seriozisht rënien nga kategoria për shkak të takimeve të trukuara. Lajmi është bërë publik nga mediat helene, të cilat në qendër të skandalit kanë vënë ndeshjen e 4 shkurtit të vitit 2015 ndaj Atromitos, një tjetër klub që rrezikon seriozisht rënien.

Akuza për klubin më historik të Greqisë është shkelja e nenit 27 të Kodit të Sjelljes së Federates së Futbollit të Greqisë, ose ndryshe fiksimi i ndeshjeve për qëllime bastesh.

Sipas nenit 29, penalizimet janë shumë të rënda që nga rënia nga kategoria, gjobë 3 milionë euro deri te përjashtimi përjetë i drejtuesve të klubit mes tyre edhe presidentit Evangjelos Marinakis.

Aktualisht, Olimpiakos ndodhet në vend të parë në renditjen e përgjithshme, 7 pikë larg PAOK.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos