Presidenti i Lazio-s, Lotito: Rifillimi i kampionatit është i domosdoshëm

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 12:20 | Futboll
Presidenti i Lazio-s, Lotito: Rifillimi i kampionatit është i

“Për mendimin tim, rinisja e kampionatit ështe e domosdoshme. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen futbollit italian, por shumë njerëz flasin duke e njohur situatën”.

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito nuk heq dorë nga beteja e tij për t’u rikthyer në fushën e lojës. “Jemi një industri e madhe që prodhon 1.2 miliardë euro për thesarin dhe nëse mekanizmi nuk do të funksiononte, imagjinoni pasojat që do të kishte në sporte e tjera”, shprehet Lotito.

“Futbolli ka një ndikim të madh në shoqëri dhe është pjesë e jetës së romanëve. Duhet të ketë një motiv për të reflektuar mbi zgjedhjet që duhen marrë”, shtoi ai.

Ndërsa për skuadrën e tij, Lotito u shpreh i sigurt se është gati për t’u rikthyer në fushë dhe uron që të gjejnë të njëjtën frymë dhe vendosmëri në grup për të arritur objektivin. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos