Koronavirusi, mbi 30 mijë të infektuar në 24 orë në Amerikën e Jugut

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 08:14 | Bota
Koronavirusi, mbi 30 mijë të infektuar në 24 orë në

Vijon të përkeqësohet situata me pandeminë në Amerikën Latine. Vetëm në 24 orë u raportuan më shumë se 30 000 të infektuar të rinj dhe rreth 1600 humbje jete.

Brazili çimentohet si vendi i dytë i prekur më shumë nga pandemia në botë, teksa regjistron në total 23 473 humbje jete. Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, u kërkoi mbështetësve të tij që të ngrihen në protesta për rihapjen e ekonomisë, pavarësisht sëmundjes.

Por, të shumtë janë drejtuesit lokalë që e cilësuan të marrë presidentin e tyre në këtë situatë.

“Ëndrra e presidentit është të kthehet në diktator”, tha për CNN Arthur Neto, kryebashkiak i Manaus.

“Por, ai është shumë i marrë, ndaj i bëj thirrje ta mbyllë gojën e të qëndrojë në shtëpi”, përfundoi ai.

Pas Brazilit, situata duket e rëndë edhe në Peru e Kili. Në këtë vend, ministri i Punëve të Brendshme rezultoi i sëmurë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos