Greqia raporton personin e 7 me koronavirus, 3 raste të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 10:10 | Bota
Greqia raporton personin e 7 me koronavirus, 3 raste të reja në 24

Greqia konfirmoi ditën e diel rastin e shtatë me koronavirus. Dy personat e fundit të prekur janë një burrë dhe një grua, të cilët së fundmi kishin udhëtuar në Itali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë personi tjetër i prekur nga virusi i ri është një mësuese nga Selaniku.

Në Greqi regjistroheshin më parë 4 raste me koronavirusi, dy në Athinë dhe dy në Selanik. Rasti i parë ishte ai i 38-vjeçares në Selanik dhe i dyti i djalit të saj 9-vjeçar.

Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se personat e prekur nga koronavirusi vazhdojnë të trajtohen në vendet e përcaktuar për këtë virus dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos