Mbi 5600 raste në Gjermani me persona të prekur nga koronavirusi, por duket se në pjesën dërrmuese të vendit situata është normale. Irvena Neli, shqiptare që jeton në Këln, thotë se përveç shkollave dhe kopshteve që janë mbyllur, çdo gjë tjetër funksionon normalisht. “Përveç dezinfektuesve nuk përdorim asgjë tjetër, as maska as doreza”, tregoi ajo në një komunikim gjatë edicionit informativ në A2. (A2 Televizion)
Koronavirusi në Gjermani, shqiptarja në Këln: Jeta vazhdon normalisht
