Koronavirusi në Itali, rritet numri i viktimave

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 18:04 | Bota
Koronavirusi në Itali, rritet numri i viktimave

Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar bilancin e viktimave gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke bërë të ditur se ka pasur një rritje të numri të personave që kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 195 persona të prekur me Covid-19, 23 më shumë se një ditë më parë. Lajmi i mirë është se janë regjistruar vetëm 888 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Deri tani, në Itali janë prekur më shumë se 222 mijë persona me Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë 31,106 persona, ndërsa janë shëruar mbi 112 mijë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos