Rritja e rasteve në Kinë, në një provincë vendosen masa të reja kufizuese

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 16:43 | Bota
Rritja e rasteve në Kinë, në një provincë vendosen masa

Rritja e rasteve të reja me koronavirusi në Kinë ka shtuar frikën e një vale të dytë. Për të parandaluar këtë, dy qytete në provincën Jilin kanë vendosur masa të reja kufizuese.

Kjo zonë po shihet si burim potencial i një shpërthimi të ri të infektimeve dhe pas fundjavës së kaluar rriti nivelin e alarmit nga i mesëm në të lartë.

Në ditën e fundit u raportuan 6 raste të reja, të cilat lidheshin me një të prekur në qytetin Shulan. Provinca Jilin është një pikë kufitare e Kinës me Korenë e Veriut dhe Rusinë. Autoritetet lokale pezulluan përkohësisht shërbimin e trenave për pasagjerët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos