Koronavirusi në Kosovë, 13 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 15:03 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 13 viktima në 24 orët e fundit

13 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, në 24 orët e fundit, raportoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Në total, deri tani janë 939 viktimat nga Covid-19 në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 1590 testime, prej të cilave u konfirmuan 609 raste. Numri total i rasteve pozitive është 35549, prej tyre 12864 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21746 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos