Koronavirusi në Kosovë, 7 të infektuar në klubin e Prishtinës

Nga A2 CNN
7 Gusht 2020, 15:43 | Futboll
Koronavirusi në Kosovë, 7 të infektuar në klubin e

7 anëtarë të klubit të Prishtinës rezultuan pozitivë me Koronavirus. Ekipi kosovar iu nënshtrua testimeve në prag të ndeshjeve për Kupat e Europës nga ku u zbulua se ishin të infektuar 3 futbollistë, mes tyre një 17-vjeçar, dhe 4 pjesëtarë të stafit.

Të prekurit nga virusi janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma të theksuara, njoftoi klubi kryeqytetas ndërkohë që nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog atje ku ka nisur faza përgatitore.

Javën e ardhshme do të ketë një tjetër testim për anëtarët e prekur. Klubi i Prishtinës beson se do ta ketë grupin të plotë për ndeshjen e parë eliminatore në Europa League që do të zhvillohet më 20 gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos