Koronavirusi në Kosovë, bie numri i rasteve të reja

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 10:19 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, bie numri i rasteve të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rënie të rasteve të reja me Covid-19, ku kanë rezultuar vetëm 10 persona pozitivë.

Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 387 persona të prekur, nga të cilët 8 kanë ndërruar jetë. Të paktën 12 persona ndodhen aktualisht në gjendje të rëndë.

Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, përmes një konference për shtyp, njoftoi se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e mërkura dhe do të zgjasin deri më 4 maj. Në to parashikohet një kufizim i shtuar i lirisë së lëvizjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos