Koronavirusi në Kosovë, bilanc në rritje për rastet e reja

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 15:09 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, bilanc në rritje për rastet e reja

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar një rritje të rasteve nga pandemia e koronavirusit. Të infektuarit e rinj në 24 orët e fundit janë 301, ndërkohë që dje ishin 199.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja regjistrohet në Prishtinë, me 103 infeksione.

Për sa i përket viktimave, janë 2 personat që kanë ndërruar jetë, për një total prej 1357 fatalitetesh.

Me shifrat e sotme, Kosova regjistron një total prej më shumë se 52 mijë infeksionesh që nga nisja e pandemisë. Prej tyre, mbi 7 mijë raste janë aktive, ndërsa mbi 43 mijë e kanë mposhtur pandeminë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos