
Po ashtu si në Shqipëri dhe në Kosovë, edhe në Maqedoninë e Veriut situata e pandemisë së koronavirusit vijon të jetë thuajse në të njëjtat nivele.
Shifrat e publikuara së fundmi nga autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar të prekur edhe 103 persona të tjerë.
Lajmi i mirë është se janë shëruar 187 persona të prekur me Covid-19, një numër shumë më i lartë nga ai i raportuar ditën e sotme në Shqipëri, ku ishin vetëm 22 persona të shëruar. (A2 Televizion)