Koronavirusi, në SHBA shënohet viktima me moshë më të vogël në botë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 20:47 | Bota

Një foshnje 6-javëshe ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foshnja u dërgua në spital pa ndjenja javën e kaluar dhe mjekët nuk arritën dot të shpëtonin atë që mendohet se është aktualisht viktima në moshë më të re e COVID-19.

Lajmin e dha guvernatori i Konektikatit, Ned Lamont, në Twitter, pa shtuar detaje: “Me dhimbje të madhe në zemër mund të konfirmojmë sot vdekjen e parë pediatrike në Konektikat që ka lidhje me COVID-19. Një 6-javësh nga Hartford u dërgua pa ndjenja në spital dhe nuk u shpëtua dot. Testimet e mbrëmshme treguan se ishte pozitiv me COVID-19”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos