Koronavirusi në Shqipëri, 2 humbje jete në 24 orët e fundit, mbi 8 mijë raste aktive në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 17:42 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 2 humbje jete në 24 orët e fundit,

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2260 testime nga të cilat 1019 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Si pasojë e rritjes ditore të infektimeve, aktualisht në të gjithë vendin rezultojnë pozitivë me koronavirus 8,580 persona.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 71 vjeç.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2260 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1019 qytetarë, në këto bashki:

335 në Tiranë, 67 në Durrës, 57 në Lushnje, 56 në Sarandë, 48 në VLorë, 41 në Shkodër, 38 në Berat, 34 në Elbasan, 31 në Fier, 28 në Kamëz, 26 në Korçë, 20 në Divjakë, nga 16 qytetarë në Krujë, Himarë, 15 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, 13 në Kuçovë, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, nga 9 qytetarë në Kurbin, Maliq, nga 8 qytetarë në Vorë, Dibër, Devoll, Skrapar, nga 7 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Dimal, 6 në Kavajë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tropojë, Patos, Selenicë, Delvinë, 4 në Mirditë, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Roskovec, Cerrrik, nga 1 qytetar në Has, Kolonjë, Belsh. 

Janë 8,580 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 71 vjeç.

Janë shëruar 1159 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 299,258 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2022)

Raste të reja ditore            1019

Të shëruar në 24 orë          1159

Të shtruar në spitale            27

Humbje jete në 24 orë           2

Testime ditore                     2260

Testime totale               1,916,587

Raste pozitive                  311,381

Raste të shëruara              299,258

Raste Aktive                        8,580

Humbje jete                         3,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                4,695

Fier                                               686

Durrës                        679

Vlorë                             454

Elbasan                                 397

Shkodër                                               347

Berat                                                317

Korçë                               315

Lezhë                               267

Gjirokastër                                          216

Dibër                                129

Kukës                                 78 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos