Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur, ulen rastet e reja

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 17:19 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur, ulen rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3,499 testime nga të cilat 410 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar rënie krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me koronavirus.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos