Koronavirusi në Shqipëri, Shehu: Rama të “zgjohet”, të kërkojë mbështetje ndërkombëtare

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 10:25 | Politikë
Koronavirusi në Shqipëri, Shehu: Rama të “zgjohet”,

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, përmes një postimi në Facebook, shprehet se qeveria jonë duhet të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Rama të “zgjohet”, kriza shëndetësore imponon mbështetje ndërkombëtare! Si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë, vendi është sot jo vetëm më keq se kurrë e me pasoja të rënda, por dhe pa strategji, me sistem shëndetësor të handikapuar, me mungesa strukturale e materiale, nën një pasiguri e perspektivë të zymtë për muajt që vijnë! Në këto kushte kur Qeveria dështoi e nuk u tregua e aftë as për të mobilizuar mundësitë tona ekzistuese, duhet minimalisht të kërkojë një mbështetje ndërkombëtare. Përballe një të sëmuri të vështirë ne përpiqemi të kërkojmë ndihmë të kualifikuar apo ta dërgojmë atë në një klinikë të avancuar”, shkruan Shehu.

“Italia tashmë, me gjendjen stabël që ka, arsenalin e madh në eksperiencë, struktura, pajisje e materiale të krijuara, me marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi, është një mundësi e madhe, aktivizimi i së cilës kërkon që Qeveria e Kryeministrit së paku tani të përmendet e ta kërkojë këtë publikisht, duke u angazhuar edhe për t’i krijuar konditat e transparencën e domosdoshme. Por, pa përsëritur “shakanë” e mëparshme, atë të menaxhimit tonë 10 herë më të mirë se Gjermania e 50 herë se Italia!!!”, shton Shehu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos