Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 2 të infektuar në 24 orë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 17:08 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 2 të infektuar në 24

2 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë, në 24 orët e fundit, nga 82 testime të kryera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 14 persona janë shëruar, ndërkohë që rastet aktive janë 195.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

26 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Tiranë, Durrës.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 82

Testime totale 2,017,863
Raste pozitive 332,684
Raste të shëruara 328,893
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Fier 14
Durrës. 8
Berat. 6
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Lezhë. 3
Korçë. 3
Shkodër 2
Elbasan 1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos