Derbi numër 200 i Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës u luajt me tifozë, pavarësisht pandemisë Covid-19. Mbi 20 000 tifozë në stadium sollën atmosferën e përhershme, me flakadanët që ndërprenë ndeshjen në minutën e 32-të. Në Serbi, eventet sportive me tifozë u lejuan duke nisur nga 1 qershori, por me kushtin që tifozët të qëndronin 1 metër larg njëri-tjetrit. Nga fotot, duket qartë që mungon totalisht distancimi social. Partizani i Savo Milosevic fitoi 1-0 ndaj Yllit të Kuq të Dejan Stankovic, duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Serbisë. (A2 Televizion)
Koronavirusi nuk i ndal tifozët serbë, 25 mijë vetë në stadium për derbin e zjarrtë Partizan-Crvena Zvezda
