
Shtetet evropiane kanë shpallur rastet e tyre të para të prekjes nga koronavirusi, të cilat duket se lidhen me përhapjen e virusit në Itali. Austria, Kroacia dhe Zvicra thanë se personat e prekur nga koronavirusi në këto vende, kanë udhëtuar nga Italia.
Ndërkohë, është regjistruar edhe testi i parë pozitiv në Amerikën Latine, me një banor brazilian që sapo ishte kthyer nga Italia. Pavarësisht frikës e panikut, se Italia po shërben si valë e përhapjes së virusit, fqinjët e saj kanë vendosur se mbyllja e kufijve mund të jetë e papërshtatshme.
Ministrat e Shëndetësisë nga Franca, Gjermania mbeten të angazhuar t’i mbajnë hapur kufijtë e tyre, ndonëse në Evropë janë shënuar rastet e para gjatë orëve të fundit, me qytetarë që kanë udhëtuar nga Italia Qendrore dhe ajo e Jugut.
"Flasim për një virus që nuk respekton kufijtë", tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Homologu i tij gjerman, Jens Spahn, tha se vendet evropiane po e shqyrtojnë situatën me shumë seriozitet dhe i tremben një përkeqësimi të saj. (A2 Televizion)