Ndërron jetë ish-presidenti i Egjiptit, Mubarak

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 12:23 | Bota
Ndërron jetë ish-presidenti i Egjiptit, Mubarak

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i cili u largua nga ushtria prej detyrës në vitin 2011, ndërroi jetë në një spital në Kajro, në moshën 91 vjeçare.

Mubarak qëndroi për rreth 30 vite në krye të vendit dhe më pas u rrëzua nga pushteti, pas protestave të dhunshme që përfshinë Egjiptin.

Ai u shpall fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit. Vendimi i gjykatës më pas u rrëzua dhe u lirua nga burgu në mars të vitit 2017.

Gjatë viteve në pushtet, Mubarak konsiderohej si i pathyeshëm. Ai i mbijetoi disa atentateve dhe qëndroi në detyrë më shumë se kushdo, madje dhe se Muhamed Ali Pasha, themeluesi i shtetit egjiptian modern. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos