
Një nëpunës i Vatikanit, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Françeskun është shtruar në spital pasi është raportuar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Kleriku, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vite që banon në shtëpinë e miqve të Shën Martës në Selinë e Shenjtë.
Papa Françesku, e ka përdorur këtë godinë si rezidencë, për të konsumuar vaktet e tij si dhe për takime zyrtare. Ai momentalisht vijon të jetë i izoluar që nga e ftohura që kaloi muajin e shkuar.
Italia vijon të mbetet epiqendra e Evropës për shpërthimin e virusit dhe ka regjistruar më shumë vdekje se Kina për shkak të koronavirusit. (A2 Televizion)