
Thuajse të gjitha skuadrat e Seria A kanë lojtarë të cilët kanë rezultuar me koronavirus gjatë ditëve të fundit. Genoa është skuadra më e prekur, ndërsa edhe të Interi janë konfirmuar 6 futbollistë pozitivë.
Po ashtu, Napoli, Milani, Verona, Lazio, e skuadra të tjera kanë lojtarë të infektuar. Së fundmi, Covid-19 është futur edhe te skuadra e Romës.
Mesfushori, Amadou Diawara, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, menjëherë, pasi është kthyer nga grumbullimi me kombëtaren e Guinesë.
“Pasi u ktheva nga grumbullimi me kombëtaren, për fat të keq rezultova pozitiv me koronavirus, për fat të mirë jam asimptomatik”, ka shkruar lojtari në një postim në rrjetet sociale.
Ndërkohë, një lajm i mirë për skuadrat e futbollit, të mbushura me të infektuar, është ulja e karantinës, e cila tashmë në Itali është 10 ditë, nga 14 që ishte më parë. (A2 Televizion)