
Ndalim qarkullimi i këmbësorëve pas orës 10:00 të paradites duket se nuk i ka penguar shkodranët të vazhdojnë ritualin e tyre të shëtitjeve, si gjithmonë mbi biçikleta.
Nga ana tjetër, policia ka patrulluar rrugët kryesore, duke ndaluar dhjetëra qytetarë vendas dhe të huaj. Ata janë këshilluar që të zbatojnë masat e marra nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Nuk kanë munguar as shoqërimet për personat të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e policisë. Mes personave që kanë thyer ndalim qarkullimin në Shkodër janë konstatuar edhe tre klandestinë sirianë, të cilët janë ndaluar dhe shoqëruar nga policia. (A2 Televizion)