Koronavirusi, shërohen dy lojtarë të Partizanit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 15:02 | Futboll
Koronavirusi, shërohen dy lojtarë të Partizanit

Dy prej pesë lojtarëve të Partizanit të konfirmuar me Covid-19 janë shëruar. Vetë klubi njoftoi në Facebook se Dejan Boldor dhe Besnik Ferati, të cilët rezultuan të parët pozitiv me CODIV-19, kanë dalë negativ.

“Të dy pjesëtarët e ekipit në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ditën e premte i janë nënshtruar testit të dytë dhe nga përgjigjet e ardhura kanë rezultuar negativ”.

Lojtarët rezultuan pozitivë 10 ditë më parë, pikërisht para ndeshjes derbi kundër Tiranës. Pas një testimi të dytë të pjesës tjetër të klubit, edhe 3 lojtarë të tjerë rezultuan pozitiv me koronavirus.

Pavarësisht se janë shëruar, të dy lojtarët do të duhet të qëndrojnë në vetizolim, sipas protokollit, për 14 ditë të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos